Koordinatorja e ndihmave humanitare të Kombeve të Bashkuara Valerie Amos thotë se dërgimi i ndihmave për civilët sirianë në nevojë duhet të jetë një çështje mbi politikën dhe debatet.
Zonja Amos informoi dje Këshillin e Sigurimit mbi atë që e cilësoi si përparim modest në dërgimin e ndihmave për civilët. Këtu përfshihet edhe evakuimi i mbi 1400 vetëve nga qyteti i Homsit.
Një pauzë humanitare e zbatuar javën e kaluar u dha mundësi grave, fëmijëve dhe të moshuarve të dalin nga qyteti i rrethuar.
Koordinatorja tha se marrëveshja e Homsit tregon çfarë mund të bëhet. Por ajo tha se nuk mund të shërbejë si model, pasi punonjësit e ndihmave u bënë objekt sulmesh.
Këshilli i Sigurimit po shqyrton mundësinë e një projekt-rezolute që do të dënonte sulmet kundër punonjësve të ndihmave dhe të shprehte shqetësimin alarmant për fatin e civilëve të bllokuar nga forcat siriane.
Rusia ka kërcënuar t’i vërë veton një rezolute të tillë, duke e cilësuar si të njëanshme kundër qeverisë siriane.