Lidhje

Siri, incidente të përgjakshme gjatë evakuimit të civilëve


Njoftimet nga Siria bëjnë të ditur për të vrarë e të plagosur nga një shpërthim ndërkohë që mijëra sirianë po përpiqen të largohen nga zonat e konfliktit.

Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se shpërthimi goditi një autokolonë me sirianë kryesisht të sektit shiit. Banorët po largoheshin nga dy fshatra drejt Alepos, pas arritjes së një marrëveshjeje për evakuimin e popullatës në rrezik.

Televizioni shtetëror sirian njoftoi për 22 të vrarë, por Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se ishin vrarë 24 vetë.

Mijëra sirianë po përpiqen të gjejnë strehim në zona më të sigurta, duke braktisur komunitetet e tyre të mbërthyera në konfliktin mes forcave kryengritëse dhe atyre qeveritare si dhe luftës kundër ISIS.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG