Lidhje

Siri: Evakuohen forca rebele nga Homsi


Aktivistë sirianë dhe vëzhgues të pavarur thonë se disa autobuzë kanë filluar të evakuojnë luftëtarë të forcave rebele siriane nga qyteti i rrethuar i Homsit.
Aktivistë sirianë të të drejtave të njeriut thonë se mes personave të evakuuar ishin civilë dhe luftëtarë. Qyteti, dikur i quajtur "kryeqyteti i revolucionit" kundër presidentit sirian Bashar al Assad do të jetë tani nën kontrollin e forcave qeveritare.
Ndërkohë, rebelët në veri të vendit lejuan hyrjen e ndihmave në dy qytete që ata i kanë rrethuar.
Këto operacione ishin pjesë e një marrëveshjeje mes forcave rebele dhe atyre qeveritare, besnike me Presidentin Bashar al Assad.
Rebelët në qendër të Homsit ranë dakord ta dorëzojnë rajonin, në këmbim të kalimit të sigurtë për në rajone të tjera që janë nën kontrollin e opozitës në veri të provincës së Homsit.
XS
SM
MD
LG