Lidhje

Siri: Forcat qeveritare marin kontrollin e qytetit Rastani


Siri: Forcat qeveritare marin kontrollin e qytetit Rastani
Siri: Forcat qeveritare marin kontrollin e qytetit Rastani

Forcat siriane duket se kanë rimarrë kontrollin e qytetit të Rastanit, ku trupat qeveritare gjatë disa ditëve janë përfshirë në luftime me dezertorët nga rradhët e ushtrisë që janë rreshtuar në krah të opozitës.

Aktivistët thonë se sot trupat hynë në qytet dhe nisën kërkimet për dezertorët.

Ndërkaq, grupet opozitare siriane u takuan sot në Turqi në përpjekje për të krijuar një aleancë kundër qeverisë së presidenti Bashar al Assad. Përfaqësues të opozitës thonë se grupet shpresojnë të bien dakord për krijimin e një aleance brenda pak ditëve.

Zoti Assad po përballet me reagimin ndërkombëtar në rritje, i cili dënon shtypjen që ai po ushtron ndaj desidentëve. Kombet e Bashkuara thonë se gjatë shtypjes së protestave që filluan në muajin mars, janë vrarë paktën 2,700 njerëz.

XS
SM
MD
LG