Forcat të shumta siriane të sigurisë janë dislokuar në një lagje të tensionuar të Damaskut, për të parandaluar një përsëritje të njërës prej protestave më masive anti-qeveritare në kryeqytet, ndërsa dhuna vazhdoi në pjesë të tjera të vendit.
Aktivistët thanë sot se policia detyroi familjen e një protestuesi të ri që u vra një ditë më parë gjatë një proteste masive, që ta varrosnin më parë nga ç’kishin planifikuar mesa duket në një përpjekje për të parandaluar mbajtjen e demonstratave të tjera.
Ata thanë se forcat e sigurisë dhe milicët pro-qeveritarë të njohur si “Shabiha” rrethuan funeralin e Samer al-Khatibit, varrimi i të cilit u shoqërua me qetësi, ndryshe nga funeralet e djeshme kur mijëra protestues morën pjesë në një procesion për disa persona të vrarë një ditë më parë nga forcat e qeverisë.