Lidhje

Siri: Të paktën 50 të vrarë në luftime


Aktivistë sirianë të të drejtave të njeriut thonë se në luftimet mes forcave qeveritare dhe atyre kryengritëse në provincën jugore Daraa janë vrarë të paktën 50 persona, më tepër se gjysma e tyre civilë.

Organizata me seli në Britani “Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut” tha se luftimet u zhvilluan dje, ndërsa trupat besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad, kryen një sulm për dëbimin e rebelëve nga qyteti Sanamein.

Luftëtarët rebelë kanë bërë përparim të vazhdueshëm territorial gjatë javëve të fundit në Sirinë jugore, me qëllim kontrollin e rrugëve që çojnë për në kryeqytetin Damask, si dhe kalimet kufitare me Jordaninë.
XS
SM
MD
LG