Lidhje

Siri: Një udhëheqës i opozitës kërkon dërgimin e vëzhguesve në Homs


Siri: Një udhëheqës i opozitës kërkon dërgimin e vëzhguesve në Homs
Siri: Një udhëheqës i opozitës kërkon dërgimin e vëzhguesve në Homs

Një udhëheqës në mërgim i opozitës siriane i ka kërkuar Lidhjes Arabe që ta dërgojë misionin e saj të vëzhguesve në qytetin qendror të Homsit, ku aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se trupat qeveritare kanë intensifikuar shtypjen e protestave.

Në një mesazh transmetuar sot, udhëheqësi i Këshillit Kombëtar sirian Burhan Ghalioun tha se vëzhguesit duhet të dërgohen në lagjet e Homsit të rrethuar nga forcat e sigurisë. Një ekip paraprak vëzhguesish arabë me nëntë anëtarë mbërriti në Damask të enjten për të përgatitur terrenin për dislokimin e rreth 150 vëzhguesve në Siri. Një grup prej 50 vëzhguesish pritet të mbërrijë nesër.

Siria ra dakord për misionin nën presionin e Lidhjes Arabe që do që të ndjekë respektimin nga ana e Sirisë së një plani sipas së cilit qeveria duhet t’i japë fund shtypjes së përgjashkshme të demonstratave prodemokratike nëntë mujore.

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thonë se forcat besnike ndaj Presidentit Bashar al-Assad kanë përshkallëzuar sulmet ndaj qendrave të protestave në ditët para vendosjes së vëzhguesve.

XS
SM
MD
LG