Qeveria e Sirisë dhe kryengritësit kanë akuzuar njëri-tjetrin për kryerjen e atij që dyshohet të jetë një sulm me armë kimike, prej të cilit u vranë më shumë se 20 njerëz, në një qytet në afërsi të Aleppos.
Qeveria siriane tha se një raketë goditi sot qendrën Khan el-Assal, duke lëshuar në ajër gaz helmues dhe duke vrarë 25 njerëz. Sipas qeverisë, rebelët qëlluan me raketë nga lagjja Nairab e Aleppos, e kontrolluar nga opozita.
Kryengritësit mohuan të kishin qëlluar me raketë dhe fajësuan për këtë sulm forcat besnike të presidentit sirian Bashar al-Asad.
Qendra e Medias së Aleppos, e lidhur me opozitën tha se raketa shkaktoi mbytje të njerëzve në Khan el-Assal. Organizata me bazë në Britani Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se u vranë 26 njerëz, duke përfshirë civilë dhe ushtarakë.
Nuk kishte asnjë konfirmim të pavarur që raketa të ishte kimike.