Forcat siriane të sigurisë u dislokuan sot pranë parlamentit për të sprapsur demonstratat e mundshme kundër qeverisë por deri pasdite nuk ishin mbledhur protestues.
Fushatat e ndërmarra në Facebook kishin bërë thirrje për protesta sot dhe nesër në Damask.
Një faqe e titulluar Revolucioni Sirian 2011 ka tërhequr gati 15 mijë vizitorë. Grupi i cili thuhet se është ngritur nga sirianë në mërgim, ka bërë thirrje për demonstrata paqësore para ambasadave siriane në disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Kanadanë, Danimarkën dhe Suedinë.
Aktivistët kanë kërkuar reforma në Siri përfshirë tranzicionin në një demokraci pluraliste.