Vëzhguesit sirianë thonë se kryengritësit hodhën në erë një ndërtesë qeveritare pranë Damaskut duke lënë të vrarë 31 vetë dje.
Organizata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër thotë se ndërtesa u shkatërrua. Një zëdhënës tha për Agjencinë Franceze të Lajmeve se tre gjeneralë dhe një gjeneral brigade ishin mes të vrarëve.
Organizata thotë gjithashtu se forcat siriane ndërmorën për të dytën ditë operacione kundër qytetit Qara në malet Qalamoun, pranë kufirit me Libanin.
Ky rajon është strehë e disa linjave për furnizimin e forcave kryengritëse që lidhin Sirinë me botën e jashtme. Por sulmet kanë detyruar disa mijëra sirianë të kërkojnë strehim në Liban, duke rënduar komunitete të vogla kufitare që nuk mund ta përballojnë krizën humanitare.