Aktivistët thonë se sot në Siri janë vrarë të paktën 9 persona me sulme artilerie dhe armë zjarri, pjesa më e madhe e të cilëve në rajonin e Idbilit, ku ekipi vëzhgues i OKB-së u bllokua nga dhuna gjatë ditës së djeshme.
Shoqata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se forcat e sigurimit hapën zjarr për të dytën ditë radhazi në qytetin veri-perëndimor Khan Sheikhoun, duke vrarë pesë vetë, një ditë pasi u vranë të paktën 20 persona gjatë një funerali.
Gjashtë vëzhgues të OKB-së të cilët po vizitonin qytetin në kohën e incidentit u larguan sot.