Lidhje

Siri, trupat qeveritare sulmojnë disidentët në qytetin Homs


Siri, trupat qeveritare sulmojnë disidentët në qytetin Homs
Siri, trupat qeveritare sulmojnë disidentët në qytetin Homs

Dëshmitarët në Siri thonë se trupat qeveritare kanë sulmuar kundërshtarët e qeverisë në qytetin Homs sërish ditën e sotme, mbasi të paktën 31 persona u vranë gjatë përleshjeve të djeshme në të gjithë vendin.

Grupi Vëzhguesi sirian për të drejtat e Njeriut me bazë në Londër tha se 14 nga të vrarët e djeshëm ishin civilë, mes tyre 7 të qëlluar nga forcat qeveritare të sigurisë në rajonin Homs.

Grupi tha se pjestarë të forcave të sigurisë vdiqën si pasojë e përleshjeve mes ushtarëve dezertorë dhe forcave të qeverisë.

Banorë të Homsit thanë sot se kishin parë makina ushtarake që të sillnin trupa në qytetin e tyre.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejta e njeriut thotë se më shumë se 2,900 njerëz kanë vdekur në lëvizjen anti qeveritare në Siri, e cila ka hyrë në muajin e shtatë.

Ministri i jashtëm i Sirisë ka kërcënuar me “masa të ashpra” ndaj çdo vendi që njeh një këshill të formuar nga opozita. Por sot, Bashkimi Evropian ka mirëpritur krijimin e këshillit opozitar, duke thënë se “ky është një hap pozitiv përpara”.

XS
SM
MD
LG