Lidhje

Siri: Vazhdojnë sulmet e forcave qeveritare ndaj kryengritësve


Forcat siriane kanë vazhduar sulme intensive me artileri kundër qytetit Homs, vetëm disa orë para mbërritjes në Siri të një ekipi vëzhguesish nga Kombet e Bashkuara.

Aktivistë në lagjen Kalidiya të Homsit, një ndër disa distrikte të sulmuara nga trupat qeveritare, njoftoi zjarr të dendur artilerie dhe automatikësh.

Në zhvillime të tjera, kryengritësit që po përpiqen të përmbysin regjimin e Presidentit Bashar al-Asad, sulmuan një stacion policie në provincën veriore Alepo.

Dje, me votim njëzëri, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara autorizoi dërgimin e një ekipi të paarmatosur vëzhguesish ushtarakë në Siri. Pritet që një pjesë e ekipit të mbërrijë në vend që sot.

XS
SM
MD
LG