Lidhje

Siria gati të lirojë 900 të burgosur


Siria gati të lirojë 900 të burgosur
Siria gati të lirojë 900 të burgosur

Siria ka njoftuar se do të lirojë më shumë se 900 të burgosur, ndërsa aktivistët thonë se kanë shpërthyer përleshje të reja në provincën Dara.

Qeveria tha sot se kishte liruar 912 vetë të përfshirë në zhvillimet e fundit, por që nuk kanë lidhje me “vrasjet” gjatë kryengritjes së opozitës, siç theksonte burimi qeveritar.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA thotë se më shumë se 1700 të ndaluar të tjerë ishin liruar në fillim të muajit.

Ndërkaq, organizata Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut thotë se forcat siriane me makina të blinduara ishin futur në një fshat pranë qytetit Dara.

Kreu i kësaj organizate me seli në Londër i tha Zërit të Amerikës se përleshjet shpërthyen në qytezën Dael ndërkohë që forcat e sigurimit po futeshin në zonë. Ai tha se ishte dëgjuar një shpërthim i fuqishëm dhe 7 ushtarë sirianë kishin mbetur të vrarë.

XS
SM
MD
LG