Lidhje

Al-Moallem: Siria do t'i përgjigjet sulmeve perëndimore


Ministri i Jashtëm Sirisë Walid al-Moallem u zotua se vendi i tij do t’i përgjigjet çdo sulmi ushtarak perëndimor me siç tha ai një mbrojtje “befasuese”.

Zoti al-Moallem dje tha se Siria po dëgjon me vëmendje fjalët për luftë. Ai tha se Perëndimi është duke përdorur akuzat për përdorimin e armëve kimike, si një justifikim për të sulmuar.

Ai përsëri e mohoi se qeveria siriane ka përdorur armë të tilla, dhe i sfidoi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë që të publikojnë dëshmitë e tyre.

Për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dje, hetuesit e OKB-së anuluan vizitën e tyre në një lagje periferike të Damaskut, ku thuhet se janë përdorur armët kimike.
XS
SM
MD
LG