Lidhje

Skocezët votojnë në referendum historik


Votuesit në Skoci vendosin sot në një referendum historik nëse do të shkëputen nga Britania dhe do të bëhen një vend i pavarur. Sondazhet e fundit sugjerojnë se do të ketë një rezultat të ngushtë, ku mbështetja për lëvizjen "po" ose lëvizjen pro-pavarësisë u rrit në mbi 48 përqind në javët e fundit.

Pjesëmarrja në referendum pritet të jetë shumë e lartë, pasi mbi 95 përqind e personave me të drejtë vote janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë zgjedhje historike.

Ministri i Parë Skocisë, Alex Salmond, udhëheqës energjik i fushatës "Po", thotë se referendumi është një mundësi e rrallë për votuesit skocezë.

"Ne kemi shans ta rrisim besimin tek ekonomia, por edhe të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë me një vizion të mrekullueshëm pozitiv dhe për këtë arsye Skocia duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi".

"Unë do të votoj “Po”, unë kam ardhur nga kampi i grupit të votuesve "Jo". Ndryshova mendjen nga shpresa për të ardhmen dhe nga rreziku real i mbetjes pjesë e Britanisë së Madhe ku rritja e influencës së të djathtëve është mjaft shqetësuese," thotë një votues.

"Në thelb ne ende mund të kemi mbështetjen e Britanisë së Madhe, e cila do të na japë sigurinë për të cilën kemi nevojë në një botë të globalizuar," shprehet një votues.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se do të ketë një rezultat të ngushtë, ku mbështetja për lëvizjen "po" ose lëvizjen pro-pavarësisë u rrit në mbi 48 për qind në javët e fundit.

Ish-Kryeministri britanik falënderoi mbështetësit e kampit "Jo" ose lëvizjes kundër shkëputjes jashtë një qendre votimi.

Aktivistët e grupit kundër shkëputjes thonë se një votë pro shkëputjes do të dëmtonte ekonominë e Skocisë, do të çrregullonte jetën për të gjithë dhe do t’i jepte fund unionit 307-vjeçar të skocezëve me Britaninë.

XS
SM
MD
LG