Lidhje

Shkup, takim i kryeministrave të katër vendeve ballkanike

  • Isak Ramadani

Sot në Shkup u takuan kryeministrat e katër vendeve të Balkanit në konferencën rajonale të quajtur “Samiti 100”. Kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës folën për nevojën e heqjes së pengesave të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave dhe për lidhjet infrastrukturore ndërmjet tyre.
Kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Bosnjë e Hercegovinës morën pjesë në takimin e nivelit të lartë të quajtur Samiti 100 për lidhshmërinë ndërmjet vendeve të Ballkanit përmes ekonomisë, në radhë të parë dhe lidhjeve infrastukturore. Në takim ishin të pranishëm drejtues të ndërmarrjeve të mëdha të vendeve të Ballkanit e prëndimor. Kryeministrat theksuan domosdoshmërinë për kalimin dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave në shtetet e rajonit.
Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se është bërë e lehtë që drejtuesit e qeverive të Ballkanit perëndimor të organizohen pa ndihmën e ndërmjetësve për të qenë së bashku, një gjë që praktiksiht ishte e pamundur vetëm para pak vitesh, tha ai. Ndërkaq, ai shtoi se përjekjeve për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave në rajon u janë bërë një sërë barrierash që i pengon qeveritë të bëjnë më të mirën për qytetarët e tyre.
Duke u bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, kryeministri Rama përmendi një shifër prej 3800 vjetësh pritjeje në kufijt e shteteve të rajonit.
“Presin njerëzit dhe mallrat. Këtë vetëm Ballkanit mund t’i ndodh, por duhet të përpiqemi në të ardhmen që njerëzit të mos presin dhe këto hapësira të çelen për bashkëpunim dhe tregëti”, theksoi ai. Kryeminisrti Rama tha se për këtë nuk duhet fajësuar evropianët por vetë shtetet ballkanike.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se rajoni nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së. “Nëse biznesi shkon mirë edhe ne politikanët do të tregojmë rezultate të mira para qytetarëve”, tha ai, ndërsa shtoi se “Edhe Evropa perëndmore do të na respektojë më tepër nëse jemi më unik dhe të bashkuar dhe tregojmë bashkëpunim ndërmjet kompanive në rajon dhe vetë shteteve. Qeveria e Maqedonisë ka bërë koncepte rajonale në mbështetje të investimeve në ekonomi ndërsa ne për kompani të vendit i konsiderojmë të gjitha kompanitë e rajonit”, tha Zaev.
Dushko Markoviç, kryeministër i Malit të Zi tha se popujt e këtij rajoni jetojnë pranë njëri tjetrit por nuk mund të arrijnë tek njëri tjetri. “Në rajonin e Ballkanit perëndimor duhet të zgjidhen çështjet më të rëndësishme të zhvillimit dhe mirëqenies”, tha ai.
Kryetarit të Këshillit ministror të Bonjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç i janë dashur 12 orë rrugë të bëjë nga Sarajeva përmes Stambolli për të arritur në Shkup. Edhe ai foli për nevojën e qarkullimit pa vonesa dhe pa pengesa doganore të njerëzve e mallrave.
“Bashkëpunimi i gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor ndërmjet veti dhe me BE-në duhet të jetë lartë në listën e përparësive të të gjitha qeverive në rajon për të krijuar ambientin e qarkullimit të shpejtë të njerëzve dhe mallrave”, tha ai.
Në takim nuk mori pjesë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG