Lidhje

SkyTruth: Njolla e naftës pranë Nigerisë mund t'i kalojë 900 kilometra katrorët


SkyTruth: Njolla e naftës pranë Nigerisë mund t'i kalojë 900 kilometra katrorët
SkyTruth: Njolla e naftës pranë Nigerisë mund t'i kalojë 900 kilometra katrorët

Një grup për mbrojtjen e mjedisit tha se një derdhje nafte e javës së shkuar pranë bregdetit të Nigerisë mund të përhapet në një sipërfaqe të oqeanit prej më tepër se 900 kilometra katrorësh.

Grupi SkyTruth, me qendër në Shtetet e Bashkuara, tha se vlerëson nga pamjet satelitore që njolla në përhapje e sipër është rreth 70 kilometra e gjatë dhe se ajo arrin në 17 kilometra në pikën e saj më të gjerë.

Kompania Royal Dutch Shell zbuloi derdhjen e naftës të martën, rreth 120 kilometra larg brigjeve jugore të Nigerisë.

Kompania Shell njoftoi se përllogaritet që sasia e naftës së rrjedhur të jetë më pak se 40 mijë fuçi dhe ajo tha se derdhja është ndalur.

Agjencia Nigeriane për Zbulimin dhe Përgjigjen ndaj Rrjedhjeve të Naftës tha se sasia e naftës së përhapur në oqean është e ngjashme me atë të derdhjes së fundit më të madhe, e ndodhur në një zonë të kompanisë Mobil në vitin 1998.

XS
SM
MD
LG