Lidhje

Zuzana Caputova, zgjidhet presidente e Sllovakisë


Zuzana Caputova, një avokate e mjedisit, fitoi zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, duke u bërë kësisoj presidentja e parë e vendit me 5.4 milionë banorë.

Pas numërimit të 98.1 për qind të votave, zonja Caputova doli fituese me 58.3 për qind, ndërsa kundër kandidati i saj, komisionari evropian, Maros Sefcovic, mori 41.7 për qind të votave.

Zonja Caputova, e cila mbron të drejtat e homoseksualëve dhe kundërshton ndalimin e abortit në Sllovaki, kishte fituar 40 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve, para dy javësh.

Fitorja e zonjës Caputova, shihet si një shenjë që zgjedhësit refuzuar klasën tradicionale politike, pas vrasjes tronditëse vitin e kaluar të një gazetari hulumtues që po hetonte korrupsionin në nivelin e lartë.

Posti i presidentit në Sllovaki është ceremonial, por presidentja emëron kryeministrin dhe mund t’u vërë veto emërimeve të prokurorëve dhe gjykatësve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG