Lidhje

Sllovaki: Partia në pushtet humbet shumicën


Partia majtiste në pushtet e Sllovakisë filloi sot negociatat me parti më të vogla politike në një përpjekje për të formuar një qeveri koalicioni pasi humbi shumicën parlamentare në zgjedhjet e djeshme.

Me afro të gjitha votat e numuruara, Partia Smer-Social-Demokrate e kryeministrit Robert Fico, fitoi afro 30 për qind të votave, duke siguruar 49 vende në parlamentin me 150 vende, duke humbur shumicën e sigurt prej 83 vendesh në qeverinë e mëparshme. Partia pro-biznesit për Liri dhe Solidaritet u radhit e dyta me rreth 12 për qind të votave, duke siguruar 21 vende.

Zoti Fico bëri fushatë me një platformë të rreptë anti-imigracion, duke e radhitur Bratisllavën përkrah Polonisë dhe Hungarisë, që janë kundër një plani të Bashkimit Evropian për një shpërndarje të balancuar të refugjatëve që po vijnë nga Siria, Iraku dhe vende të tjera të shkatërruara nga lufta.

Fitorja e zotit Fico vjen ndërsa Sllovakia bëhet gati që të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian në korrik.

XS
SM
MD
LG