Lidhje

SHBA: Urdhërat për survejimet, jo sekrete


Qeveria i publikoi urdhërat sot, por nuk dha informacione kyçe, si emrat e kompanive telefonike që kryen regjistrimin

Shtetet e Bashkuara i kanë cilësuar jo sekrete urdhërat që lejonin angazhimin në survejimin në mënyrë masive të telefonatave dhe përdorimit të Internetit nga amerikanët, informacione lidhur me dy programe të fshehta, të cilat i bëri të njohura muajin e kaluar ish-kontraktori i zbulimit Edwards Snowden.

Qeveria i publikoi urdhërat sot, por nuk dha informacione kyçe, si emrat e kompanive telefonike që kryen regjistrimin. Publikimi i dokumentave duket se është një përpjekje e re e administratës së Presidentit Obama për të mbështetur thënien se grumbullimi i të dhënave është i nevojshëm për të penguar sulmet e mundshme terroriste ndaj vendit.

Ndërkohë, babai i ish-punnjësit të Agjencisë Amerikane të Sigurimit Kombëtar Edward Snowden, i cili zbuloi programet e survejimit të agjencisë, dha një intervistë për televizonin rus.

Lon Snowden tha në intervistën që i dha televizionin Rossiya 24 se mbi të gjitha, ai do që i biri të jetë i sigurtë. Ai i tha të birit se e do shumë dhe se shpreson ta shohë atë së shpejti.

Edward Snowden ka mbetur i izoluar në sallën e tranzitit në aeroportin e Moskës, Sheremetyevo, që nga 23 qershori, kur ai shkoi atje nga Hong Kongu.

Rusia është duke e shqyrtuar kërkesën e tij për strehim të përkohshëm. Në një intervistë të botuar sot në gazetën “Washington Post”, babai i Snowdenit thonte se FBI-ja ishte përpjekur ta bindte të shkonte në Moskë për t’i thënë të birit që të kthehej në Shtetet e Bashkuara.

Por, Lon Snowden thonte se agjencia e zbulimit nuk i garantoi se mund t’i siguronte një takim me të birin. Sipas gazetës, ai i kishte thënë FBI-së se nuk do të pranonte të bëhej një vegël emocionale për përfitimin e agjencisë. Ai tha se ishte çuditur ashtu sikurse amerikanët e tjerë, kur i biri kishte ekspozuar planet sekrete të survejimit të Shtetevetë Bashkuara. Ai tha se nuk kishte vënë re ndonjë deziluzion të të birit me qeverinë dhe metodat e survejimit në intervistat që ai kishte dhënë. Ai tha se i biri, thjesht nuk donte të fliste për punën e tij.

XS
SM
MD
LG