Lidhje

Ekspertët: Ekstradimi i Snowden do të ishte i komplikuar


Ekspertët thanë sot se çdo përpjekje për të ekstraduar Edward Snowden mund të marrë kohë dhe të jetë e komplikuar.

Shtetet e Bashkuara dhe Hong Kongu kanë nënshkruar një marrëveshje ekstradimi në vitin 1996, pak para se Britania të dorëzonte kontrollin e këtij territori tek Kina, në të cilën të dyja palët kanë rënë dakort të dorëzojnë personat e kërkuar. Ndërsa Hong Kongu është një territor gjysmë-autonom kinez, Pekini mund t’i verë veton çdo ekstradimi në se beson se kthimi i çdo të dyshuari në vendin e tij mund të dëmtojë “interesat dhe politikat e saj publike”.

Edward Snowden, i cili thotë se ka punuar si kontraktor për Agjencinë sekrete të Sigurimit Kombëtar në Shtetet e Bashkuara thotë se bëri të ditur programet e përgjimit, pasi u shqetësua gjithnjë e më shumë rreth shtrirjes së këtij monitorimi. Ai po banon tani në një hotel të Hong Kongut dhe të djelën u kërkoi të dy gazetave që u kishte dhënë informacionin, gazetës britanike Guardian dhe The Washington Post, të publikonin identitetin e tij.
XS
SM
MD
LG