Lidhje

Çështja Snowden dhe marrëdhëniet SHBA-Rusi


Lon Snowden kritikoi vendimin e Presidentit Obama për të anuluar takimin me Presidentin rus, Vladimir Putin

Një arsye kryesore për anulimin e vizitës së Presidentit Obama ishte çështja Edward Snowden, fakti që Rusia nuk e përfilli kërkesën e Shteteve të Bashkuara për të mos i dhënë strehim politik ish kontraktorit të agjencive amerikane të zbulimit. I ati i tij, Lon Snowden e kritikoi vendimin e Presidentit Obama për të anuluar takimin me Presidentin Vladimir Putin. Ai tha se se administrata po bën gabim që po e përqëndron vemendjen te i biri i tij, i cili kërkohet nga Shtetet e Bashkuara pasi ka nxjerrë hollësi rreth programeve sekrete amerikane të përgjimit.


"Mendoj se se kemi patur shumë çështje të politikës së jashtëme, çështje të marrëdhënieve amerikano-ruse që i paraprinë Edward Snowdenit. Sigurisht, mënyra se si Departamenti i Shtetit e trajtoi rastin e tij i ka acaruar disa prej çështjeve. Por është çorientuese kur ata përpiqen të tregojnë se Edward Snowdeni, apo 'ky haker 29-vjeçar,' siç shprehet presidenti, paska kaq ndikim në marrëdhëniet amerikano-ruse,'' tha zoti Lon Snowden.


I ati i ish-kontraktorit amerikan të zbulimit e ka falenderuar presidentin rus që nuk u tërhoq para trysnisë për ta deportuar të birin në Shtetet e Bashkuara. Ai tha se i biri tregoi guxim duke nxjerrë informacione për atë që ai mendonte se ishte shkelje e Kushtetutës amerikane.

XS
SM
MD
LG