Lidhje

Snowden hedh poshtë sugjerimet se është spiun i Rusisë


Ish-kontraktori Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Edward Snowden ka hedhur poshtë sugjerimet se është spiun i Rusisë. Ai thotë se ka vepruar i vetëm kur ka bërë të njohura publikisht hollësitë lidhur me programet sekrete të përgjimit të qeverisë amerikane.

Snowden dha një intervistë për revistën “The New Yorker” nga Moska duke përdorur mjete komunikimi të koduara, ku shprehet se “akuza ndaj tij si spiun rus është absurde”. 30-vjeçari Snowden thotë në intervistë se nuk kishte marrë ndihmë nga askush dhe aq më pak nga ndonjë qeveri tjetër.

Ditët e fundit, disa ligjvënës amerikanë sugjeruan, pa ofruar fakte të drejtpërdrejta, se Snowden ishte ndihmuar nga një qeveri e huaj. SHBA thonë se Snowden mori me vete 1,7 milionë dokumente nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, para se të kërkonte strehim në Rusi.
XS
SM
MD
LG