Lidhje

Demonstrata ndaj ligjit rus kundër homoseksualëve


Në mbarë botën po organizohen sot protesta kundër ligjin rus anti- homoseksualëve, ndërsa atletët ndërkombëtarë përgatiten të konkurojnë në Lojrat Olimpike Dimërore të Soçit.

Aktivistët e të drejtave të homoseksualëve u grumbulluan në Nju Jork, Londër, Paris dhe Shën Petersburg. Në një protestë në Jeruzalem sot, një protestues tha se homophobia është terror.

Protestuesit po përpiqen të bindin korporatat sponsorizuese të lojrave të denoncojnë ligjin, që ndalon përhapjen e të ashtuquajturës propagandë të homoseksualëve ndaj të miturve.

Demonstruesit po vënë në shënjestër sponsorizues si Coca-Cola, McDonald's dhe Samsung.

Sponsorizuesi i Komitetit Olimplik Amerikan, kompania AT&T e dënoi sot ligjin duke thënë se dëmton një shoqëri diverse.

Ndërkohë, media ruse tha se një i dyshuar militant islamik i cili ndihmoi vetvrasësit në sulmet e vitit të kaluar në Volgograd, është vrarë. Burimet thane se ai vdiq në një përleshje pranë një shtëpie në Dagestan.
XS
SM
MD
LG