Lidhje

Palestra e boksit LimeLite në Uashington, DC


Qyteti i Uashingtonit, kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara, ka kaluar nëpër shumë ndryshime që nga bumi i kokainës në vitet 80-të, me efektet e tij negative në qytet. Por për shumë banorë që kanë të ardhura të ulta dhe mundësi të kufizuara, jeta në qytet është e vështirë dhe një përpjekje e vazhdueshme për të mbijetuar. Rreth një në pesë banorë të Uashingtonit jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe krimi e dhuna po ashtu vazhdojnë në lagjet me të ardhura në ulta. Por disa njerëz në qytet po përpiqen të ndihmojnë komunitetet e tyre.

Uashington, DC mund të jetë një qytet i vështirë.

Dhe gjërat nuk lehtësohen këtu.

Mirësevinin në palestrën e boksit LimeLite.

“Disa fëmijë nuk kanë baballarët apo xhaxhallarët në shtëpi, prandaj ne në një farë mënyre luajmë rolin e prindit për ta”.

Tony Simmons drejton këtë organizatë jo-fitimprurëse nga bodrumi i një pallati banesash. Me ndihmën e trajnerëve të tjerë dhe familjes së tij, Simmons u siguron boksirëve të rinj çdo gjë, nga këpucët tek dorezat.

“Shpesh bëj debat me gruan,sepse në vend që të paguajmë faturat, ne mund të çojmë ndonjë prej fëmijëve në ndeshje”.

Simmons ka vënë disa rregulla bazë. Boksierët duhet ta mbajnë mesataren “C” në shkollë dhe nuk duhet të zihen. Ai thotë se boksi nuk ka të bëjë vetëm me mësimin e boksit që ju pëlqen sot, por ka si synim t’u japë atyre shpresë për të ardhmen.

“Të gjithë trajnerët këtu punojnë dhe pjesën më të madhe të kohës, fëmijët ndjekin të rriturit që janë përreth tyre. Ne u japim atyre mësime dhe i përgatisim për punë”.

Një pjesë e këtyre nxënësve do të bëhen profesionistë të fusha të ndryshme, përveç boksit.

“Këta fëmijë një ditë do të punojnë dhe do të jenë qytetarë që respektojnë ligjin”.

Hera herës një talent i rallë shkon në LimeLite.

“Fëmijët më respektojnë shumë, sepse më shikojnë si shembull. Ata më respektojnë për çfarë unë bëj. Unë kam punuar për 10 vjet dhe ata e shikojnë këtë”.

Malik Jackson filloi boksion në LimeLite kur ishte vetëm 9 vjeç.

“Shpesh vihesha në shënjestër për shkak të fizikut tim”.

Kështu ai shpesh zihej.

“Gjithnjë pezullohesha, prandja duhej të qetësohesha. Kjo ishte edhe arsyeja që erdha fillimisht këtu”.

Ai humbi 10 ndeshje radhazi, por pastaj diçka ndryshoi.

“Më në fund fitova aftësistë. Agresivitetin e kisha, por duhet ta përdorja siç duhej. Më në fund u bëra ai që ju shikoni sot”.

Sot ai është një i diplomuar nga shkolla e mesme që ka një vend në ekipin kombëtar amerikan të boksit dhe shpreson të marri pjesë në Lojrat Olimpike të 2016.

“Kur fillon të mësosh një fëmijë që është pa asnjë lloj aftësie dhe ai bëhet ndër më të mirët e më të mirëve, si Malik Jackson, nuk mund ta përshkruash me fjalë sa mirë ndjehesh”.

Simmons thotë se duke punuar me fëmijtë pak orë në ditë në palestër i mban ata larg rrugës.

“Më shumë se çdo gjë tjetër, kur ata largohen nga palestra, janë të lodhur dhe duan të shkojnë në shtëpi ((laughs)) për të bërë detyrat dhe për të fjetur”.

Në gjithë botën, më shumë se 400 mijë boksierë amatorë merren me këtë sport, por shumë pak prej tyre bëhen të famshëm. Palestra si LimeLite përpiqen t’u japin atyre një mundësi për t’u bërë të famshëm. Themeluesi i LimeLite , Tony Simmons, është zgjedhur kohët e fundit si trajner në ekipin kombëtar amerikan të boksit, së bashku me nxënësin e tij, Malik Jackson.
XS
SM
MD
LG