Në Shqipëri Partia Socialiste, forca kryesore e opozitës tha sot se gjendja ekonomike e vendit është alarmante dhe se kriza po thellohet dita ditës. Sips kryetarit socialist Edi Rama dhe ish guvernatorit të Bankës Shkëlqim Cani, ndërhyrja në buxhet jo vetëm ishte e vonuar por duhej bërë më e thellë. Socialistët akuzojnë institucionet se po manipulojnë me shifrat dhe se borxhi publik i vendit është sipas tyre në 100 përqind të prodhimit të brendshëm bruto e jo 60 përqind sa c'deklarohet zyrtarisht.