Lidhje

Socialistët pritet të korrin fitore në zgjedhjet për në senat


Socialistët pritet të korrin fitore në zgjedhjet për në senat
Socialistët pritet të korrin fitore në zgjedhjet për në senat

Partia socialiste e opozitës në Francë pritet të shënojë fitore të mëdha gjatë zgjedhjeve të sotme për të plotësuar gjysmën e vendeve për në senatin qeveritar.

Anketat parashikojnë një ndryshim historik për nga e majta vetëm shtatë muaj para zgjedhjeve presidenciale, duke shënuar një sprapsje për partinë e presidentit Nikola Sarkozi.

Partia socialiste ka nevojë për vetëm 23 vende të reja nga 170 që janë në garë për të siguruar shumicën në Dhomën e Lartë të parlamentit francez.

Zoti Sarkozi po përballet me nivelin më të ulët të miratimit për punën e një presidenti nga publiku francez. Përveç kritikave për nmbarëvajtjen e punëve të ekonomisë dhe papunësisë, ai është i përfshirë në hetime për korrupsion që e lidhin me presidentin me shitje armësh.

XS
SM
MD
LG