Lidhje

Aeroplan që funksionon me energji diellore


Një aeroplan që funksionon me energji diellore i dha fund fluturimit historik mbi Shtetet e Bashkuara. Avioni eksperimental, i quajtur Impulsi Diellor, u ul mbrëmë në aeroportin ndërkombëtar John Kennedy të Nju Jorkut, tre orë para planifikimit, sepse në krahun e tij të majtë u vu re një dëmtim i papritur.

Ekipi që kujdeset për fluturimin tha se as piloti dhe as aeroplani nuk ishin të rrezikuar, por për siguri ata vendosën uljen para kohe. Avioni furnizohet me energji nga 11 mijë qeliza diellore. Ai e filloi fluturimin eksperimental nga San Fransiskoja në fillim të muajit maj dhe bëri ndalesa në pesë qytete amerikane përpara se ta përfundonte udhëtimin në Nju Jork.

Udhëtimi dymujor ishte test për një fluturim rreth botës në vitin 2015 me një variant më të fuqishëm të këtij aeroplani.
XS
SM
MD
LG