Lidhje

Somali: Të paktën 8 të vdekur nga një shpërthim vetëvrasës


Grupi militant al Shabab thotë se është përgjegjës për një shpërthim vetvrasës me bombë në kryqytetin e Somalisë. Shpërthimi ndodhi sot duke lënë të vrarë të pakën 8 persona, mes tyre dhe drejtuesit e futbollit dhe sporteve olimpike të vendit.

Shpërthimi u krye në teatrin kombëtar të vendit. Dëshmitarë thonë se një grua hodhi veten në erë teksa kryeministri iu drejtua njerëzve të mbledhur për të festuar një-vjetorin e hapjes së televizionit kombëtar të vendit.

Kryeminsitri Abdiweli Mohamed Ali konformoi për Zërin e Amerikës se akti ishte një shpërthim vetëvrasës i kryer nga një grua. Ai e cilësoi incidentin si “akt terrorist të al Shababit”.

XS
SM
MD
LG