Të paktën 10 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën sot në një sulm masiv me makinë-bombë në kryeqytetin e Somalisë, sipas burimeve të sigurisë dhe dëshmitarëve okularë.
Makina që shpërtheu ndodhej në vargun e automjeteve në Maka Al-Mukarama, rruga me më tepër lëvizje e Mogadishut.
Një korrespondent i Zërit të Amerikës në Somali, që shkoi në vendin e ngjarjes, tha se makina që shpërtheu kushte ngecur në trafikun e mbingarkuar gjatë një operacioni kërkimi të forcave të sigurisë.
Autori i sulmit kreu shpërthimin, duke vrarë 7 prersona që ndodheshin pranë, ndërsa 3 të tjerë vdiqën në spital. Forcat e sigurisë thanë se destinacioni përfundimtar i shpërthimit mund të ketë qenë Parlamenti i vendit, kur ishin mbledhur ligjvënësit për të diskutuar për rishikimin e kushtetutës.
Shumica e viktimave ishin njerëz që kishin dalë të bënin pazar, në një supemarket aty pranë.
Facebook Forum