Lidhje

Shpërthim në Mogadishu, të paktën 8 të vrarë


Policia thotë se duket që shpërthimi kishte në shënjestër zyrtarët, por në fakt goditi një mikrobus, duke vrarë disa prej pasagjerëve

Një makinë bombë shpërtheu në qendër të kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu, duke shkaktuar të paktën 8 të vrarë dhe duke përfshirë në flakë restorantet aty pranë.

Një gazetar i shërbimit somalez të Zërit të Amerikës tha se shpërthimi ndodhi në një rrugë afër teatrit kombëtar, ndërsa makinat me zyrtarët e zbulimit po kalonin aty.

Policia thotë se duket që shpërthimi kishte në shënjestër zyrtarët, por në fakt goditi një mikrobus, duke vrarë disa prej pasagjerëve.

Askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin e sotëm.

Kryeqyteti somalez i është kthyer me ngadalë normalitetit, që kur grupi militant al-Shabab u dëbua nga qyteti në vitin 2011. Megjithatë, militantët ende kryejnë herë pas here sulme vetëvrasëse dhe rrëmbime.
XS
SM
MD
LG