Lidhje

Sonda amerikane e hapësirës dërgon pamje nga Hëna


Sonda amerikane e hapësirës dërgon pamje nga Hëna
Sonda amerikane e hapësirës dërgon pamje nga Hëna

Një sondë amerikane e hapësirës në Hënë ka dërguar pamjet e para të pjesës më të largët të Hënës, të cilat tregojnë një krater të madh miliarda vjeçar.

Shkencëtarët thonë se fotografitë e dërguara nga laboratori i hapësirës GRAIL do të entuziazmojnë studentët që duan të studiojnë dhe eksplorojnë Hënën.

Fotografitë japin një pamje shumë cilësore të një grope që pushton si pjesën e afërt, ashtu edhe atë të largët të Hënës, si dhe një krater gjigand pranë polit të jugut të Hënës. Shkencëtarët thonë se një kometë ose asteroid ka goditur Hënën miliarda vjetë më parë duke krijuar atë gropë.

XS
SM
MD
LG