Lidhje

Sot, takimi Clinton - Jahjaga në Departamentin e Shtetit


Sot, takimi Clinton - Jahjaga në Departamentin e Shtetit
Sot, takimi Clinton - Jahjaga në Departamentin e Shtetit

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton do të presë sot në Departamentin e Shtetit Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ndodhet në Uashington për një numër takimesh. Ato do të nënshkruajnë një marrëveshje për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e disa Objekteve Kulturore.

Nesër, zonja Jahjaga do të marrë pjesë në përurimin e një nisme të re të Sekretares Clinton për të shtuar numrin e grave në... shërbimin publik dhe në udhëheqjen politike të të gjitha niveleve.

Të premten, më 16 dhjetor, Presidentja e Kosovës do të intervistohet live në programin e Zërit të Amerikës Ditari. Ju mund të na dërgoni pyetje për presidenten Jahjaga dhe ne mund të përzgjedhim disa prej tyre për t'i përdorur gjatë intervistës.

XS
SM
MD
LG