Lidhje

Temperatura rekord në Europën Jugore


Sipas një studimi të ri, vdekjet për shkak të motit ekstrem në Europë mund të rriten 50 herë deri në fund të këtij shekulli, në se nuk merren masa kundër ngrohjes globale.

Studjuesit thonë se numri i vdekjeve mund të jetë më i lartë në Europën jugore.

Vendet europiane janë duke përjetuar temperatura të larta rekord këtë verë: i nxehti ka qenë më i madh në Itali dhe në vendet e Ballkanit, si Shqipëria, Bosnja, Greqia, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia.

Në Bosnje për shembull, temperatura gjatë ditës ka qenë këto ditë mbi 43 gradë Celsius. Sipas Shërbimeve të Urgjencës në Sarajevë, janë shtuar shumë rastet e infarkteve dhe goditjeve cerebrale.

Autoritetet në Itali, ku temperaturat kanë qenë gjatë gjithë javës 40 gradë, po i këshillojnë njerëzit të qëndrojnë brenda dhe të pijnë ujë më shumë se zakonisht.

Në studimin e publikuar sot nga Revista e Shëndetit “The Lancet”, shkencëtarët thonë se fatkeqësitë natyrore që lidhen me motin mund të shkaktojnë më tepër se 152 mijë të vdekur në vit rreth vitit 2100, pra shumë më tepër se sa 3 mijë në vit që ka qenë kjo shifër këto vitet e fundit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG