Lidhje

Puna në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës


Anija Soyuz me rusët Oleg Kotov e Sergei Riazansky dhe amerikanin Michael Hopkins u ankorua në stacion mbrëmë për një mision 5 mujor

Një ekuipazh i ri me tre anëtarë i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës ka filluar misionin pesë mujor në të.

Anija Soyuz me rusët Oleg Kotov dhe Sergei Riazansky dhe amerikanin Michael Hopkins u ankorua në stacionin Ndërkombëtar dje në mbrëmje, më pak se gjashtë orë pas nisjes nga qendra ruse e hapësirës në Kazakistan. Gati dy orë më vonë, ata hynë në stacion dhe u përshëndetën me entuziazëm nga tre astronautët e ekuipazhit aktual.

Ky është udhëtimi më i shkurtër i anijes Soyuz në stacion, që zakonisht zgjat dy ditë.

Gjatë misionit të tyre, astronautët Kotov, Ryazansky dhe Hopkins do të kryejnë tre ecje në hapësirë, një nga të cilat do të përfshijë mbajtjen e pishtarit olimpik si pjesë e stafetës për Lojrat Dimërore 2014 në qytetin rus të Soçit.

Pishtari, i cili do të mbërrijë në nëntor me ekuipazhin e ardhshëm nuk do të ndizet gjatë ecjes në hapësirë për arsye sigurie.

XS
SM
MD
LG