Lidhje

Spanja përballet me protesta dhe kundërprotesta


Mijëra protestues u mblodhën të shtunën në tubime në Barcelonë, Madrid dhe qytete të tjera ndërsa katalonët vazhdojnë të kërkojnë mëvetësinë nga Spanja pas referendumit të javës së shkuar.

Organizatorët e tubimeve për pavarësinë e Katalonjës u kërkuan demostruesve që të vishin bluza të bardha dhe të mos shpalosnin flamuj as spanollë e as katalanë. Kohët e fundit, organizatorët e demostratave kanë promovuar slloganin “Të dialogojmë” “Let’s Talk”.

Në Madrid, kryeqytetin e Spanjës, po ashtu u zhvillua një kundërprotestë për unitetin e vendit. Në këtë demostratë, mijëra njerëz valvitnin flamujë të kuq dhe të verdhë spanjollë.

Tubimet vijnë pas referendumit të së hënës ku katalanët votuan tërësisht për pavarësi, ndërsa qeveria kombëtare i quajti votimet të paligjshme. Udhëheqësit katalanë, tani të gjendur përballë vendimve të vështira lidhur me rrugën që duhet të ndjekin, po bëjnë thirrje për dialog me qeverinë kombëtare të Spanjës. Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian, Gunther Oettinger, paralajmëroi të enjten se mosmarrëveshja me seperatistët mund të rrezikojë të përshkallëzohet në konflikt të armatosur.

“Situata është shumë alarmuese. Atje egziston mundësia e luftës civile, në mes të Evropës”, tha komisioneri i Bashkimit Evropian Gunther Oettinger. Citimi i përfaqësuesit gjerman nxiti shqetësime mes diplomatëve evropianë. Një diplomat evropian tha për Zërin e Amerikës se mendonte se komentet e zotit Oettinger ishin të “pakuptimta”. Zoti Ottinger dhe Komisioni i Bashkimit Evropian, që është organi qeverisës i bllokut, që druhen se pavarësia e Katalonjës mund të nxisë seperatizmin gjetkë në Evropë, po ashtu u kanë kërkuar autoriteteve në Madrid dhe Barcelonë që të fillojnë negociatat dhe të mënjanojnë provokimet e mëtejshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG