Lidhje

Grupi muzikor “Spandau Ballet” i rikthehet skenës


Grupi muzikor “Spandau Ballet”, që mori famë në vitet 1980, u prit mjaft mirë në festivalin e përvitshëm të muzikës dhe filmit South-By-Southwest në Austin të Texasit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Cole na njeh me premierën e një dokumentari mbi kompleksin, të titulluar “Soul Boys of the Western World,” si dhe shfaqjen e parë të grupit në Shtetet e Bashkuara pas rreth 30 vjetësh.
please wait

No media source currently available

0:00 0:08:33 0:00
Direct link

Hiti i parë i grupitSpandau Ballet”, “To Cut a Long Story Short” doli në vitin 1980. Që nga ajo kohë, grupi ka shitur më shumë se 25 milionë albume dhe ka interpretuar nëpër koncerte në arenat gjigande të botës. Interpretimi i tyre në Austin të Texasit, ishte i pari në një skenë amerikane pas 28 vjetësh, si dhe e para herë në disa dekada që ata interpretojnë në një sallë me përmasa të vogla, me vetëm 600 spektatorë.
Baterisit John Keeble tha se kjo ishte një experiencë “frymëzuese dhe fantastike”.

“Ishte audienca më e vogël në shumë vite, kur patëm mundësinë të jemi pranë me spekatorët, duke vendosur një raport shumë personal me ta. Kjo më pëlqen shumë.”

Këngëtari Tony Hadley thotë se të interpretosh në mesin e një numri të vogël njerëzish do të thotë të kesh një komunikim shumë transparent dhe pa sekrete me publikun.

“Gjithshka ishte reale në atë koncert, artistët ishin fare pranë me spektatorët, pa qenë e nevojshme të bëhen truket e zakonshme të skenës.”

I krijuar nga fundi i viteve 1970, në Londër, Spandau Ballet ishin të parët që hodhën poshtë shëmtinë ekstarvagante të muzikës punk në skenë dhe ata luajtën një rol udhëheqës në lëvizjen britanike New Wave, të quajtur “The New Romantics”. Ata e ndryshonin pamjen e tyre sipas muzikës.

Por kur kompleksi filloi të krijonte një lloj tërësisht të ndryshëm muzike, një lloj balade të zhanrit synth-pop, apo tekno-pop grupi u bë i famshëm në tërë botën. Jeni duke dëgjuar tani këngën ekëtij zhanri, “True”:

Përse u kthye grupi pas një kohe kaq të gjatë prej 28 vjetësh në skenën amerikane? Për dy arsye: fillimisht, turneu i vitit 1985 i grupit u ndërpre pasi saksofonisti Steve Norman vrau gjurin në Los Angeles të Kalifornisë. Pastaj, në fund të viteve 1980, grupi u shpërbë, për shkak të mosmarrëveshjeve për honoraret. Gary Kemp është autori kryesor i këngëve të kënduara nga grupi:

“Ne e patëm të vështirë të ribashkoheshim, na u deshën 20 vjet. Pra, nuk është se ne e injoruam Amerikën për 28 vjet, në fakt ne injoruam vetveten për plot 20 vjet”.

Shpërndarja e grupit muzikor “Spandau Ballet” është trajtuar edhe në filmin “Soul Boys of The Western World,” që u shfaq në festivalin South-By-Southwest në Austin. Steve Norman pranon se ishte e vështirë ta shikoje dokumentarin para publikut.

“Ishim kaq të afërt me njëri tjetirn dhe pastaj u ndamë, është një histori shumë prekëse. U bë edhe më prekëse për ne kur e pamë dokumentarin para publikut. M’u mbushën sytë me lot.”

“Spandau Ballet” u ribashkua në vitin 2009, për një turne me rastin e 30 vjetorit të krijimit të grupit. Këtë herë ai u rishfaq me një muzikë të re, me albumin e ri akustik “Once More”. Grupi pritet të fillojë një turne botëror nga fundi i këtij viti, , ose në fillim të vitit 2015.
XS
SM
MD
LG