Lidhje

Spanjë: Dita e fundit e ndeshjeve me dema në Katalonjë


Spanjë: Dita e fundit e ndeshjeve me dema në Katalonjë
Spanjë: Dita e fundit e ndeshjeve me dema në Katalonjë

Luftëtarët më të mirë të demave në Spanjë u mblodhën në Barcelonë për ditën finale të ndeshjeve para se ky sport i përgjakshëm të ndalohet në mbarë rajoni verilindor të Katalonjës.

Tre matador do të vrasin dy dema me shigjetë në arenën shekullore La monumental të Barcelonës.

Ndalimi i kësaj gare hyn në fuqi më 1 janar por luftimet e sotme janë të fundit për sezonin e vitit 2011 në kryeqytetin e Katalonjës.

Legjislatura e këtij rajoni e ndaloi këtë traditë shekullore vitin e kaluar pas një peticioni të nënshkruar nga banorët kundër kësaj gare.

XS
SM
MD
LG