Ndalimi nga Spanja i nëntë udhëheqësve separatistë të Katalonjës vazhdon të ushqejë tensione përpara mbajtjes së proceseve gjyqësore ndaj tyre lidhur me akuzat për rebelim.
Të pandehurit u ndaluan nën akuzat për organizimin e një referendumi për pavarësinë e rajonit tetorin e vitit të kaluar, të cilin qeveria spanjolle e konsideron të paligjshëm.
Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy kishte shpresuar se marrja nën kontroll e Katalonjës mund ta qetësonte situatën, duke shpërndarë qeverinë pro-pavarësisë dhe duke mbajtur zgjedhjet rajonale në dhjetor.
Të dielën, qindra mijëra protestues dolën në rrugët e Barcelonës duke kërkuar lirimin e të akuzuarve.
Nëse gjykohen dhe dënohen, të nëntë udhëheqësit separatistë mund të përballen me dënime me deri në 30 vjet burg. Data e gjykimit nuk është caktuar ende.
Facebook Forum