Lidhje

Spanjë: Policia arreston 18 protestues në Madrid


Policia në Spanjë njofton se ka arrestuar 18 protestues që kaluan natën në një fushim në lagjen Puerta del Sol të Madridit. Protestuesit kundërshtojnë masat shtrënguese që ka miratuar qeveria.

Spanja është përfshirë prej një viti nga protesta të organizuara nga lëvizja “Indignados” që të martën shënon një vjetorin e saj. Me rastin e këtij përvjetori, qytetet spanjolle u mbushën dje me protestues. Sipas policisë, 30 mijë vetë protestuan në Barcelonë, ndërsa 22 mijë të tjerë në rrugët e Madridit.

Spanjollët janë të shqetësuar se shkurtimet buxhetore do ta rëndojnë më tej gjendjen problematike të ekonomisë së vendit. Papunësia në Spanjë llogaritet aktualisht në afro 25 për qind dhe gjysma e spanjollëve nën moshën 25 vjeç janë të papunë.

XS
SM
MD
LG