Lidhje

Spanjë, policia shkatërron laboratorin më të madh të kokainës


Spanjë, policia shkatërron laboratorin më të madh të kokainës
Spanjë, policia shkatërron laboratorin më të madh të kokainës

Policia në Spanjë hyri sot dhe shkatërroi atë që e cilësoi si laboratorin më të madh dhe më të sofistikuar të kokainës deri më sot në Evropë.

Autoritetet arrestuan 25 persona të dyshuar dhe sekuestruan 300 kilogramë kokainë, e gatshme për t’u shpërndarë nëpër rrugë në një pikë tregtimi në periferi të Madridit.

Të dyshuarit janë spanjollë dhe kolumbianë dhe mes tyre janë edhe disa juristë spanjollë, të cilët ndihmuan në fshehjen e operacionit dhe më pas në pastrimin e parave të nxjerra nga shitja e drogës.

Policia po ashtu konfiskoi 2,6 milionë dollarë në kartmonedha, 470 telefonë celularë, armë dhe makina luksoze. Po ashtu u konfiskuan edhe pasuri të tjera me vlerë prej 66 milionë dollarësh, që lidhen me fitimet nga laboratori i drogës. Operacioni i sotëm u krye pas dy vjet hetimesh.

XS
SM
MD
LG