Lidhje

Spanjë: Shpërbëhet grupi që ndihmonte organizatën ETA


Spanjë: Shpërbëhet grupi që ndihmonte organizatën ETA
Spanjë: Shpërbëhet grupi që ndihmonte organizatën ETA

Në Spanjë, një gazetë në gjuhën baske njoftonte sot shpërbërjen e një grupi të ndaluar të mbështetjes civile për organizatën separatiste ETA.

Gazeta Gara, zëdhënëse e ETA-s, shkruan se grupi u formua në nëntor të vitit 1999 për të vepruar si organizator i ETA-s, për të nxitur protesta dhe përhapur mesazhet e militantëve.

Spanja e ndaloi me ligj organizatën në vitin 2001, edhe pse ajo i vazhdoi aktivitetet.

ETA ka vrarë më shumë se 800 njerëz në një fushatë shpërthimesh dhe atentatesh duke filluar nga fundi i viteve 60 me synimin për të detyruar qeverinë të lejojë krijimin e një shteti të pavarur bask.

Grupi i armatosur shpalli një armëpushim në muajin janar. Por qeveria spanjolle e hodhi poshtë atë, duke thënë se ETA nuk bëri asnjë premtim për t’u çarmatosur.

Spanja, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e shohin ETA-n si një grup terrorist.

XS
SM
MD
LG