Lidhje

Los Anxhelos, Lojërat Speciale Olimpike


Atletët nga e gjithë bota janë duke konkurruar këtë javë në Los Angeles në Lojërat Speciale Olimpike Botërore. Siç njofton korrespondetja jonë Elizabeth Lee nga Los Angeles, krerët e organizatave globale që ndjekin këtë ngjarje po bëjnë thirrje për ndryshime që personat me aftësi të kufizuara të mos përjashtohen nga shoqëria.

Për shumë atletë, pjesmarrja në një Olimpiadë Speciale i ndihmon ata të ndjehen të pranuar dhe të përfshirë në shoqëri.

Brightfield Shadi, atlet konkurues në këto lojra thotë:

"Shumë njerëz, nuk e kanë lehtë t’i pranojnë si të barabartë personat me aftësi të kufizuara, shumica e të cilëve gjithmonë ngacmohen. Pra, është shumë e vështirë. "

Nga Botsvana, ku Brightfield Shadi jeton, në Shtetet e Bashkuara, njerëzit me aftësi të kufizuara ndajnë përvoja të ngjashme.
Loretta Claiborne, atlete në Lojrat Olimpike Speciale:

"A ndjehem e diskriminuar për shkak të ngjyrës së lëkurës sime? Unë them se po, pak, por diskriminimi im e vërtetë është sepse jam person me aftësi të kufizuara intelektuale. Unë kam shtëpinë time, dhe kur shkoj në bankë atje më thonë se nuk jam e aftë për të bërë këtë apo atë gjë , dhe unë i them “natyrisht që mundem, nëse më jepni shans dhe me dëgjoni."

Drejtuesit e organizatave botërore u takuan për të diskutuar problemin.

Anthony Lake, Fondi i OKB-së për Fëmijët:

"Përjashtimi i fëmijëve dhe i njerëzve që jetojnë me aftësi të kufizuara është shumë i kushtueshëm, por nëse kjo gjëndje ndryshon, dhe ne fillojmë t’i përfshijmë ata, do të shohim jo vetëm shoqëri dhe qyttarë të shëndetshëm, por edhe shoqëri që begatojnë dhe rriten ekonomikisht."

Timothy Shriver është kryetar i Lojrave Olimpike Speciale:

"Shpresojmë që në nivel të Bashkimit Afrikan, në nivelin e bankave të zhvillimit global, në nivel të udhëheqësve të biznesit, yjeve sportive, dhe ministrave, të nxisim arsimin, kujdesin dhe sportin gjithëpërfshirës të fëmijëve.”

Me mbështetjen globale dhe qeveritare, zyrtarët thonë se qëndrimet negative mund të ndryshohen.
Elhadj As Sy, i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe thotë:

"Në nivel familjesh dhe komunitetesh duhen trajtuar çështje që kanë të bëjë me injorancën, turpin, stigmën, diskriminim dhe se si ta ndryshojmë këtë sjellje për t’u kujdesur dhe për të mbështetur persona të tillë."

Këta atletë shërbejë si shembuj frymëzimi që mund të ndryshojnë pikëpamjet negative.

Loretta Claiborne, atlete në Lojrat Olimpike Speciale:

"Atletët që janë këtu, do të bëhen më të mirët përmes sportit dhe do të jenë përsëri në gjendje në vendin e tyre për të qenë më të fortë e më të mirë."

Dhe të tregojnë se mund të kontribuojnë dhe të pasurojnë jetën e njerëzve rreth tyre.

XS
SM
MD
LG