Lidhje

Spinosauri dhe misteret e evolimit të jetës


Shkencëtarët kanë bërë një zbulim interesant që thonë se shërben për të zbërthyer më tej misteret e evolimit të jetës në tokë.

Një specie e re dinosaurësh, e pagëzuar Spinosaurus, është zbuluar në Marok. Shkencëtarët njoftuan dje zbulimin interesant të kësaj krijese gjigande me gjatësi 15 metra. Ekzistenca e spinosaurit ishte provuar dekada më parë, por një skelet i fosilizuar i gjetur shekullin e kaluar ishte shkatërruar gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur u bombardua muzeu paleontologjik i Mynihut.

Skeleti i ri i zbuluar në Marok ka shpalur para shkencëtarëve një fakt interesant: kjo krijesë ishte dinosauri i vetëm që e kalonte pjesën më të madhe të kohës në ujë. Mendohet se kishte këmbë të ngjashme me ato të zogjve ujorë, që e ndihmonin të notonte me lehtësi, duke çuar në përfundimin se ishte një krijesë gjysëm amfibe. Deri tani mendohej se të gjitha speciet e dinosaurëve jetonin në tokë, por nga studimi i skeletit të spinosaurit del se ai kishte strukturë të ngjashme me balenën, dhe kocka me densitet të lartë që e bënin më të lehtë të zhytej nën ujë.

Sipas shkencëtarëve, spinosauri ka jetuar rreth 95 milionë vjet më parë.

XS
SM
MD
LG