Lidhje

Përplaset një anije transporti në Ngushticën e Bosforit


Një anije transporti është përplasur me një ndërtesë historike në ngushticën e Bosforit në Stamboll, duke e dëmtuar rëndë ndërtesën.

Agjencia turke e lajmeve Anadolu tha se anija që lundron me flamurin maltez, pësoi avari të shtunën, duke dalë jashtë kontrollit në ngushticën e ngarkuar me trafik detar. Anija po lundronte drejt anës aziatike të Stambollit, kur u përplas me ndërtesën, por pa shkaktuar dëme në njerëz.

Anija me gjatësi 225 metra po dërgonte elb nga Rusia për në Arabinë Saudite. Ndërtesa ka qenë në shekullin e 18 banesa e një mjeku të pallatit të sulltanit. Ajo ndodhet në një prej pikave më strategjike të botës, ku lidhen Deti i Zi, Deti Marmara dhe Deti Egje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG