Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, shkon sot në Beograd, ndërsa nesër do të vizitojë edhe Prishtinën, ku pritet të bisedojë mbi hapat e ardhshëm të të dyja vendeve në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për procesin e zbatimit të marrëveshjes ndërmjet tyre. Marrëveshja i mundësoi Kosovës hapjen e negociatave për stabilizim asociim ndërsa Serbisë ato për anëtarësim në muajin janar të vitit që po vjen, por zbatimi i saj është kusht për përparimin e të dyja palëve drejt strukturave evropiane.