Lidhje

Stoltenberg: Dyert e NATO-s të hapura për Maqedoninë


Sekretari i përgjithshëm i Natos, Stoltenberg për vizitë në Shkup
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jens Stoltenberg prej të mërkures në mbrëmje shkoi në Shkup, ku ua ka bërë me dije zyrtarëve të lartë shtetërorë se dyert e aleancës mbeten të hapura për Maqedoninë, por se më parë duhet zgjidhur çështja e emrit.

Sekretari i përgjithshëm i Natos, Stoltenberg për vizitë në Shkup
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

Zoti Stoltenberg u prit me një ceremoni ushtarake para qeverisë nga kryeministri Zoran Zaev, ndërsa pati takime edhe me drejtues të tjerë të lartë shtetërorë dhe me drejtues të partive politike.

Ai tha se aleanca do t’i bëjë ftesë Maqedonisë për anëtarësim pasi ajo ta ketë zgjidhur çështjen e emrit të saj me Greqinë. Nga ana tjetër, ai e hedh poshtë mundësinë që Maqedonia të anëtarësohet me referencën aktuale si Republika Ish-jugosllave e Maqedonisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos duke iu drejtuar deputetëve në parlamentin e Maqedonisë përshëndeti vazhdimin e bisedimeve në mes dy palëve, Greqisë dhe Maqedonisë për gjetjen e një zgjidhjeje të emrit.

Ai tha se të gjitha vendimet brenda aleancës merren me konsensus.

Zoti Stoltenberg shprehu mirënjohje për arritjet e Maqedonisë në kuadër të reformave që do ta çonin vendin drejt integrimeve euro-atlantike, ne veçanti u shpreh me tone pozitive për stabilizimin e gjendjes në vend pas krizave politike.

“Ende ka vende për flamuj të tjerë në shtizat para selisë së Natos në Bruksel”, tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, duke shtuar se Nato dëshiron që Maqedonia të jetë e suksesshme.

Megjithatë, ai theksoi se mbetet ende punë për t’u bërë.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka theksuar përpjekjet që po bën qeveria e tij për kapërcimin e pengesave si në aspektin e integrimeve, po ashtu edhe për zhvillimin ekonomik dhe demokratizimin e shoqërisë.

Stoltenberg edhe me drejtuesit politikë, ka diskutuar mbi çështjet e lartpërmendura. Ai takoi veç e veç kryetarët e VMRO-DPMNE-së dhe të BDI-së, Hristian Mickovski dhe Ali Ahmeti.

Shefi i Natos më herët mbajti takime edhe me presidentin Gjorgje Ivanov, me kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi dhe me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes në qeverinë e Maqedonisë.

Jens Stoltenberg me zyrtarët në Maqedoni ka disutuar edhe mbi zhvillimet në rajon, ndërkohë që ka theksuar se rajoni tashmë është i qëndrueshëm dhe nuk është më “fuçi baruti” dhe se Natoja po e vëzhgon situatën këtu dhe po angazhohet që rajoni i Ballkanit të qëndrojë i qetë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG