Lidhje

Strehimi për t'u mbijetuar katastrofave


Qeveria amerikane ka ruajtur disa bunkerë të ndërtuar thellë nën tokë. Synimi i tyre kryesisht është të mbrohen presidenti dhe zyrtarët e lartë nga një incident i mundshëm katastrofik. Tani, një person ka marrë përsipër misionin e ndërtimit të një strehimi nëntokësor me fonde private. Por a është kjo një gjetje realiste?

Robert Vicino është një person spiritual, dhe ai mendon se njerëzit janë duke jetuar kohën drejt fundit.

Ai parasheh skenarë që mund të shkojnë drejt Armageddon-it: shuarjes së njerëzimit nga një sulm terrorist bërthamor, nga një ndryshim gjeografik i poleve, nga flakët përcëlluese diellore, një meteoriti që bie, ndërprerjes massive të energjisë, një cunami botëror, apo të një supervullkani.

Për të shpëtuar jetë njerëzish, kompania e tij, Vivos, po ndërton atë që shihet si strehimi më i madh private nën tokë. Atje mund të strehohen deri në 5 mijë njerëz dhe ka një hapësirë prej 686,000 metrash katrore, po aq sa edhe ndërtesa gjigande Empire State Building e Nju Jorkut, dikur ndërtesa më e lartë e botës. Vicino, i cili është në të pesëdhjetat, thotë se e ndjeu nevojën e ndërtimit të strehimit më tepër se 30 vjet më parë.

“Në një fare mënyre, unë u ndjeva i frymëzuar se duhet të ndërtoja një strehim nën tokë, ku të mund të rrinin rreth 5 mijë njerëz, nëse ndodh një katastrofë. Kjo do të ndodhë, por nuk dihet koha dhe lloji i katastrofës. Unë vetë nuk e di akoma se kur do të ndodhë.”

Skeptikët thonë se katastrofa që parashikon Vicino nuk do të ndodhë kurrë. Por ai mendon ndryshe.

“Gjithshka mund të ndodhë në një moment. Shpesh dëgjoj njerëzit që thonë se kjo ide është jo normale dhe se nuk do të ndodhë gjatë jetës sonë, por unë them se injorimi i realitetit nuk të mbron nga katastrofa.”

Strehimi, që do të jetë në qytezën Atchison, të Kansas-it, dikur ka qenë magazinë armësh dhe ndodhet 40 metra poshtë një mali me shtresa gëlqerore. Vicino thotë, se me të përfunduar ndërtimi, strehimi do të ketë dyer që mund t’i rezistojnë një shpërthimi 20 megatonësh brenda një rrezeje prej 8 kilometrash. Strehimi mund të mbajë rreth 1 mijë e 500 mjete zbavitjeje dhe ushqime për deri në një vit për të gjithë ata që ndodhen atje. Por vetëm njerëzit që paguajnë nga 20 mijë dollarë si biletë anëtarësimi mund ta përdorin strehimin. Dhe ata mund të jenë nga e gjithë bota!
Paul Seyfried është në bordin e këshilltarëve të shoqatës “American Civil Defense Association”, e cila merr masa për fatkeqësitë e ndryshme, njerëzore dhe natyrore.
Ai ve në pikëpyetje disa nga hollësitë logjistike të strehimit.

“Kush do të kujdesej për rregullin e një mase kaq të madhe njerëzish, sidomos kur ata përdorin mjetet zbavitëse, që do ta ndotin shumë mjedisin brenda strehës…Do të ketë njerëz me kultura të ndryshme, që jetojnë në një vend…Unë mendoj se streha do të ketë probleme nga më të ndryshmet.”

Pastaj, si do të mund të shkojnë njerëzit tek streha për t’i shpëtuar fatkeqësisë?
E rëndësishme është, sipas Vicino-s, se sa kohë para katastrofës do ta marrin vesh njerëzit që ajo po vjen? Seyfried ironizon, duke thënë se një raketë ruse mund të arrijë Atchisonin vetëm 15 minuta pas Zvicrës! Jo vetëm kaq. Vicino e përshkruan strehimin si vend pushimi dhe si vendi ideal për pushime me familjarët dhe miqtë. Nën tokë, thotë ai, njerëzit mund të stërviten dhe zbaviten për aktivitete të ndryshme, si gjuatje me shigjetë, apo për artet marciale. Në rastin e një fatkeqësie, ai thotë se strehimi do t’i ngjajë një parku zabvitës si “Disneyland” në kuptimin e stërvitjes dhe përgatitjes për jetën.

Jacque Pregont është presidente e Dhomës së Tregtisë të Atchison-it. Ajo thotë se strehimi është një sipërmarrje ekonomike, një biznes, që do të tërheqë turistë dhe do të stimulojë ekonominë e qytetit. Ajo po ashtu beson se strehimi do të jetë një vend i sigurtë, në rast se ndodh një apokalips.

“Nga bisedat me Robertin, kuptoj se edhe ai e sheh strehimin me përfitime në të dy aspektet. Prandaj unë mendoj se njerëzit mund ta blejnë biletën për ta përdorur strehimin për arsye të ndryshme dhe shpresoj se ata do të vijnë këtu për të kaluar kohën dhe jo thjesht të presin të ndodhë një katastrofë.”

Ndoshta 5 mijë njerëz do të mund të shpëtojnë nga një incident katastrofik në sajë të strehimit në Kansas. Në fakt, ky është edhe synimi i ideatorit, Robert Vicino.
XS
SM
MD
LG