Lidhje

Studentët pa dokumente të Kalifornisë do të marrin ndihmë financiare nga shteti


Studentët pa dokumente të Kalifornisë do të marrin ndihmë financiare nga shteti
Studentët pa dokumente të Kalifornisë do të marrin ndihmë financiare nga shteti

Imigrantët pa dokumente në shtetin e Kalifornisë do të marrin ndihmë financiare nga shteti në bazë të një ligji që u nënshkrua dje.

Ky ligj, që është pjesa e dytë e Aktit të Ëndërrës do të lejojë imigrantët e paligjshëm që janë në procesin e marrjes së shtetësisë të bëjnë kërkesë për ndihmë nga shteti.

Pjesa e parë e ligjit, e nënshkruar në muajin korrik, miraton bursa private dhe hua për studentët ilegjalë. Vetëm dy shtete të tjera, Teksasi dhe Nju Meksiko, lejojnë imigrantët e paligjshëm të marrin ndihmë financiare nga shteti për të ndjekur universitetet.

Imigracioni i paligjshëm është një çështje mjaft kontradiktore në Shtetet e Bashkuara. Kundërshtarët e ligjit thonë se ai inkurajon hyrjen e paligjshme në Shtetet e Bashkuara, por përkrahësit e tij thonë se fëmijët që janë sjellë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara nga prindërit e tyre nuk duhet të ndëshkohen për këtë.

XS
SM
MD
LG